Kompania “Nissan” po tërheq më shumë se 54 mijë vetura për shkak të problemeve me jastëkët e ajrit, që mund të aktivizohen papritmas nëse dyert mbyllen me më tepër forcë.
Kompania “Nissan North Amerika” thotë se kjo tërheqje ka të bëjë me automobilat e 2012 “Nissan Versa”, raporton AP nga Nju Jorku.
Ky problem i hapjes së papritur të jastëkut ajror mund ta shtojë rrezikun e lëndimit.





