Facebook pasi fitoi miliona përdorues duke e testuar këtë risi në vende si Poloni dhe Australi, Messenger Day është duke u lëshuar për të gjithë në krye të aplikacionit për biseda – si për iOS ashtu edhe për Android.

Së bashku me statusin në WhatsApp, story-et në Instagram dhe story-et në Facebook, Messenger Day do të konkurrojë direkt me Snapchat.

Për të bërë story në Messenger, thjesht klikoni butonin e madh të shkrepjes në fund dhe “Add To Your Day” në krye për ta shpërndarë me miqtë tuaj në Facebook.