Wikileaks ka publikuar disa prova me dokumente në të cilat thuhet se përshkruhen në detaje punët e brendshme të programeve të CIA-s. Në mesin e tyre gjendet pretendimi se agjencia spiune amerikane është në gjendje të hakojë televizorët Samsung dhe t’i përdorë ata si mikrofona të fshehtë.
Programi i dyshuar, i quajtur “Weeping Angel”, thuhet se është zhvilluar në partneritet me MI5, agjencinë britanike të spiunazhit dhe ka regjistruar biseda duke përdorur mikrofonin e pajisjes kur ajo ka qenë e fikur.
Një zëdhënës i Samsung nuk i është përgjigjur kërkesës së “Business Insider” për koment.
Nëse janë legjitime, dokumentet e publikuara të martën do të ofrojnë një dritare hyrëse në punët e brendshme të agjencisë amerikane të inteligjencës.
Në vitin 2015, Samsung ka paralajmëruar përdoruesit e tij për implikimet e mundshme të privatësisë që vijnë nga ata që kanë në shtëpitë e tyre një televizor Samsung.
Business Insider megjithatë nuk ka qenë në gjendje të verifikojë vërtetësinë e dokumenteve të Wikileaks





