Një paralajmërim për një skandal ka bërë që takimi letrar i organizuar mbrëmë me shkrimtaren Diana Çuli të anulohet në momentet e fundit.
Pas deklaratës së djeshme nga Agron Tufa, drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, i cili e akuzonte shkrimtaren si vrasësen e poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi, organizatorët kanë vendosur ta anulojnë takimin. Arsyeja e këtij anulimi pak orë para nisjes së aktivitetit ka qenë frika e një përplasjeje mes shkrimtares dhe të pranishmëve.
“Ejani të lexojmë poezitë e poetëve të vrarë Genc Leka e Vilson Blloshmi para Diana Çulit, në të njëjtin vend me vrasësen e tyre”, shkruante ditën e djeshme Tufa.
Bashkangjitur me këtë status, Agron Tufa publikoi edhe disa vendime ku figuron firma e Diana Çulit./Gsh