Të gjithë ata që duan të thellojnë njohuritë e tyre në sektorin e zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve, mund të gjenjë në librari artikullin më të ri ligjor “Raporti midis sistemit gjyqësor dhe zgjidhjeve alternative të mosmarrëveshjeve (ZAM)” nga Shezeina Rama.
Libri tregon diferencat mes zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në gjykatë, arbitrazh dhe ndërmjetësim. Autorja shpjegon përparësitë dhe të metat e secilit sistem, ndërkohë që ilustron me sondazhe të bëra në terren sesa njihen zgjidhjet alternative të mosmarrëveshjeve në Shqipëri.
Ky është libri i parë i Shezeina Ramës, e cila ka përfunduar studimet bachelor në “Drejtësi” dhe master shkencor në degën “E drejtë private” në universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Aktualisht ajo ndjek “Shkollën Kombëtare të Avokatisë”.
Përveç formimit në fushën juridike 24-vjeçarja është vlerësuar si “E reja e vitit në media” dhe aktualisht punon si gazetare në platformën Port.al.
R.O.