WhatsApp-i vjen me një tjetër përditësim. Aplikacioni me i populluar në botë na sjell qindra emoji të reja. Shërbimi i çatit , i cili përdoret nga mosha të ndryshme ka bërë një përditësim për përdoruesit e Android duke zgjeruar mundësinë e tyre për mesazhe.

Whatsapp tashmë mund të bëjë telefonata video pa asnjë pagesë, shkarkime videosh më të qëndrueshme dhe foto të formatit .gif.

Por ajo që ka kënaqur më shumë përdoruesit është një numër i madh i emoje të reja. Kështu do t’i jepni më shumë shije dhe ngjyra bisedave tuaja, me foto të reja, fytyrë nga më të ndryshmet etj.

Ka dhe një numër emoji për diversitetin gjinor, si përshembull versione të ndryshme femrash në punë, sport, aktivitete që deri më parë kanë pasur simbolin e mashkullit.