Sot po mbahet nata e dytë gjysmë finale e Eurovision dhe përfaqësuesja e Shqipërisë Anxhela Peristeri, sapo ka përfunduar performancën.

Në këtë natë do të performojnë 17 shtete. Këngëtarja, e cila po garon me këngën “Karma”, dhuroi interpretim të mrekullueshëm në skenën e “Eurovision”. Ajo kishte zgjedhur që për këtë mbrëmje të shfaqej me një kostum ngjyrë gri, në të cilin dukej mahnitëse.

Të drejtë vote kanë shqiptarët nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse të natës së sotme, përfshirë edhe gjashtë shtetet në fuqi që futen automatikisht në finale si: Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Spanja, Italia dhe Holanda (si fituese e Eurovisionit të kaluar).

Votimi hapet në fund të performancave të secilit shtet dhe zgjat vetëm 15 minuta. Kalkulimi në fund të mbrëmjes do të bëhet me 50 për qind nga votat e publikut dhe 50 për qind nga votat e jurisë profesionale të secilit shtet.