Një punishte druri është përfshirë nga flakët gjatë ditës së enjte në Fushë-Krujë.

Mësohet se 5 zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke vënë nën kontroll flakët e zjarrit.

Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Shkaqet e rënies së zjarrit në punishten e drurit janë ende të paqarta.

Ndërkohë 2 makina zjarrfikëse kanë mbërritur në rrugën ‘5 Maji’,në Tiranë, ku po punojnë për shuarjen e flakëve në fabrikën e ziftit.

Fatmirësisht nuk ka të dhëna për të lënduar në të dy rastet e raportuara.