Është hedhur shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve ditën e sotme në Montekarlo. Kështu, kampionët në fuqi të Realit të Madridit kanë gjetur në Grupin F Borusian e Dortmundit, Sportingun e Lisbonës dhe Legian e Varshavës.

Kështu, trajneri shqiptar Besnik Hasi do të ketë përballje ferri në Grupin F me Realin, Dortmundin dhe Sportingun.

Përballje interesante është edhe ajo e Grupit A, ku dy vëllezërit Xhaka përplasen sërish, njëri me Bazelin dhe tjetri me Arsenalin.

Edhe këtë vit do të kemi përballje gjigantësh, siç është Siti me Barcelonën dhe Bajern me Atletikon.

Juventusi ka gjetur Lionin dhe Seviljen në Grupin H, së bashku me Dinamon e Zagrebit.

Napoli i Hysajt është në Grupin B me Benfikën, Dinamon e Kievit dhe Beshiktashit. Short i lehtë për Leister Sitin, që ka gjetur Porton, Byzhin dhe Kopenhagenit.