Besnik, si kur gjërat shkojnë mirë, ashtu edhe kur ato shkojnë keq. Kjo është historia e një qeni, Bravo-s, në zonën e goditur nga tërmeti i së martës.
Kur ka parë ekipet e shpëtimit që mbërritën në shtëpinë ku ai rrinte, Bravo ka nisur të lehë me të madhe, pasi donte të vazhdonte të tregonte besnikërinë ndaj pronarëve të tij. Megjithëse të gjendur poshtë rrënojave të shtëpisë së tyre, qeni vazhdonte të tregonte devotshmërinë ndaj tyre.
Ekipet e ndihmës së shpejtë tregojnë se u është dashur shumë punë për të qetësuar qenin. Por kur ka kuptuar se ata kishin mbërritur për t’u ardhur në ndihmë pronarëve të tij, kafsha është qetësuar. Fatmirësisht ata janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.





