Një autobus sot në Tiranë tek rruga "Kongresi i Manastirit" shpërtheu me eksploziv, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Ndërkohë një kamerë e sigurisë ka fiksuar të gjithë ngjarjen, që nga momenti kur personi me pantallona treçerekëshe i afrohet autobusit dhe deri tek ndezja e fitilit të kallëpit të tritolit.
Dy minuta më pas, tritoli i vendosur në pjesën e pasme të autobusit ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të shumta materiale tek autobusi, makinat që ndodheshin aty pranë dhe tek katet e para të apartamenteve.
Autobusi që shpërtheu me eksploziv është në pronësi të qytetarit me iniciale E.R, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.





