Teuta – Luftëtari ishte përballja e vetme miqësore që luhej midis dy ekipeve të Superiores. Kjo përballje e luajtur në stadiumin “Niko Dovana” u fitua nga miqtë me rezultatin minimal 0-1. Në pjesën e parë të takimit gjithçka u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në të dytën do vinte goli që do të përcaktonte fituesin. Autori i golit ishte talenti vlonjat Dejvi Bregu i cili shënoi një tjetër gol me Luftëtarin, që kërkon që këtë sezon minimalisht të qëndrojë në Superiore. Teuta pëson humbjen e parë në miqësore gjatë kësaj periudhe, pasi deri më tani kishte barazuar shumicën e ndeshjeve dhe kishte fituar ndaj Pogradecit.
Teuta mundet në Niko Dovana nga Luftëtari
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Lautaro Martinez konfirmon: Zërat për Barcelonën, të vërteta, por Interi për mua është gjithçka
Goditi me grushte policin për shkak të detyrës, arrestohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
“Prania Besnike të premten në 17:00”, Rama njofton reforma për punësimin: Me meritokraci…
Avancon zjarri në Ulëz/ Flakët i drejtohet luginës së Shkopetit, kërkohet ndërhyrje nga ajri





