Gjykata e Apelit ka lënë në qeli shtetasin italian Enrico Gazzo, i cili është arrestuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike më 6 gusht 2016, në aeroportin “Nënë Tereza”, teksa hynte në Shqipëri.
Sipërmarrësi Gazzo, nga Marina di Carrara në rajonin e Toskanës është i përfshirë në një trafik kolosal prej rreth 1 ton kokainë me vlerën e 350 milionë eurove e sekuestruar më vitin 2008 në Peru.
Gjykata e Lartë e Perusë, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Ndërkohë mësohet se autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat e ekstradimit të shtetasit italian në drejtim të Perusë.





