Autoritetet e policisë doganore të Guardia di Finanza italiane kanë sekuestruar disa flakone të vaksinës AstraZeneca që po transportoheshin ilegalisht nga Italia drejt Shqipërisë.

Mësohet se 30 dozat u gjetën në një çantë frigoriferi që ishte në zotërim e dy shoferëve me dokumente gjermane, por me origjinë iraniane, që po udhëtonin me tragetin e linjës nga porti i Barit drejt Shqipërisë.

Shoferët iranianë janë Abdolraim Orangui Asr dhe Ghassen Farhadi 69-73 vjeç, të cilët po udhëtonin me një makinë të tipit “Volvo” në tragetin “Aurelia” me destinacion Durrësin. Ndaj kësaj ngjarje ka nisur një proces hetimor. Sipas prokurores Luisiana Divittorio po punohet të zbardhet se çfarë ka ndodhur.

Dy shoferët janë denoncuar për grabitje e trafik të paligjshëm e po hetohen në gjëndje të lirë. Ndërsa tre flakonat e vaksinës AstraZeneca janë sekuestruar.