Ne Korçë dhe Pogradec është ndërprerë vaksinimi për arsye se mungon doza e dytë e vaksinës kineze Sinovac.
Në Pogradec vaksinimi masiv me Sinovac është ndalur prej dy ditësh, ku vijon pak me rezervat e mbetura vetëm në fshatra. Janë rreth 1000 persona që presin vaksinën e dytë, e cila pritet të vijë javën tjetër.
Ndësa në Korçë me vaksinën Sinovac puna ka vijuar deri dje, ndërkohë që sot është ndërprerë.
Për shkak të kësaj mungese janë njoftuar të gjithë ata që presin të bëjnë dozën e dytë se do të ketë një lajmërim të dytë.





