Autori i sulmit me armë në Mynih të Gjermanisë mund ta ketë planifikuar gjithçka si një hakmarrje për talljet që shokët e shkollës i kanë bërë për vite me rrallë.
Ali Sonboly, 18 vjeç dhe me probleme të rënda psikologjike, vodhi kodin e Facebook-ut të një vajze adoleshente dhe më pas ftoi miqtë e saj në McDonald duke u premtuar se do t’i qeraste.
Shtatë nga nëntë personat e vrarë prej tij janë adoleshentë, ku më i vogli është 13 vjeç. Tre prej viktimave të tij janë shqiptarë. Ata janë identifikuar si Sabina Sulaj 15 vjeçe, Armela Segashi, 14 dhe Dijamant Zabergja, 21 vjeç (ne foton poshte).
Policia e përshkruan autorin me origjinë nga Irani si person të vetmua me probleme mendore dhe besohet se gjithçka ai e kishte planifikuar si hakmarrje për talljet në shkollë.
Sonboly ishte i fiksuar për lojërave kompjuterike dhe kishte kërcënuar dhe më parë shokët e shkollës me vrasje.
“Do t’u vras të gjithëve” u ishte drejtuar ai atyre në një bisedim në internet.
Ja cila dyshohet se është arsyeja e masakrës së 18-vjeçarit në Mynih
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Rriten tensionet mes Athinës dhe Ankarasë, Turqia akuza Greqisë për shkeljet mbi Egje!
Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura
Histori interesante nga Kupa e Afrikës, gardiani i burgut lojtar titullar në kombëtaren e Ugandës
Siria vret një anëtar të lartë të ISIS-it dhe arreston një tjetër





