Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se të dielën e ka shpallur ditë zie për të nderuar viktimat kosovare në sulmin e Mynihut.
“Vendosa të shpall Ditë Zie ditën e diel, për të nderuar viktimat me prejardhje nga Kosova të sulmit terrorist në Mynih”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.
“Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjën e Europës. Familjeve të viktimave iu shpreh ngushëllime të thella. Unë dhe populli i Kosovës përkulet para tyre. Janë heronj të luftës për liritë dhe vlerat e përbashkëta në Europë”.
Nga sulmi me armë zjarri në Mynih, humbën jetën p persona, tre prej të cilëve nga Kosova, një djalë dhe dy vajza në moshë fare të re. Ata janë Dijamant Zabergja, 21 vjeç, Sabina Sulaj dhe Armela Segashi.





