Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Shkodër, teksa përpiqej për të gjuajtur peshk me lëndë shpërthyese.

Sipas policisë lokale, shtetasi Met Zeneli ka dëmtuar dorën duke përdorur dinamitin për të kapur peshk në Drinin e Zi. 

Ai është shoqëruar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.