Serie A përcaktoi kalendarin e saj për sezonin 2016/2017 që do të startojë në datat 20 dhe 21 gusht, teksa menjëherë do të kemi një përballje të zjarrtë me Kampionët e Juventusit, që do të ndeshen me Fiorentinën që në javën e parë. Skuadra e Allegrit ndeshjen e parë do ta luajë brenda, ndërkohë që po në shtëpi do të luajë dhe Milan që do të përballet me Torinon ku aktivizohet dhe Ajeti në “San Siro”.
Interi do të luajë në transfertë ndaj Chievos, ndërsa kalendari për Romën ka propozuar sfidën e “Olimpicos” me Udinesen. Një derbi shqiptarësh do të propozohet në sfidën mes Pescarës dhe Napolit, me Memushajn e Manajn që do të sfidojnë Hysaj-n, ndërsa Lazio e Berishës do ta nisë në transfertë me Atalantën.
Edhe java e dytë do të propozojë dy sifda interesante, Napoli-Milan dhe Lazio Juventus, ndërsa Inter-Juventus do të luhet në javën e 4-t dhe Milan-Juventus në javën e nëntë. Derbi i Gjenovës ndërkohë është programuar për javën e nëntë të kampionatit. Derbi i Milanos do të luhet në javën e 13-të me Milanin si skuadër pritëse, ndërsa ai i Gjenovës është programuar për javën e nëntë të kampionatit kurse i Romës në të 15-tën.
Superkupa e Italisë është programuar për t’u luajtur me datë 23 dhjetor në Abu Dabi mes Juventusit dhe Milanit, ndërsa në total do të ketë 6 ndërprerje gjatë vitit dhe 3 javë do të luhen në mesjavë, të gjitha brenda vitit 2016.





