Kanë qenë pafund lajmet që kanë qarkulluar në lidhje me ndarjen dhe marrëdhënien që ajo ka me bashkëshortin Robert Berisha. Prej disa ditësh në portale po qarkullon një foto, ku Nora duket se nuk e ka në gisht unazën e martesës. E kontaktuar nga “Express” ajo ka shpjeguar arsyen, duke thënë:
“Është jeta ime private, unë vendos se ç’ka dua unë me bërë publike, qoftë ajo për ndarje, martesë, bashkëjetesë apo fëmijë. Unë vendos kur të flas për këto gjëra edhe pse nuk e kam në interes aspak që të flas diçka të tillë. Mediat mund të vazhdojnë të merren ende me këtë gjë, por nuk jam e interesuar të diskutoj për këtë temë”.





