Ledri Vula e Flori Mumajesi kanë konsoliduar një miqësi edhe më të mirë sesa ajo që kanë pasur dikur, pas bashkëpunimeve të fundit “Beautiful” e “Nuk ma la”, që kanë rezultuar tejet të suksesshme.

Ata po shihen shumë shpesh bashkë, dhe rasti i fundit ka qenë në Ulqin ku pos koncerteve edhe po pushojnë.

Në një foto të postuar së fundmi nga Ledri, dyshja shihen teksa bashkëbisedojnë në një përshkrim shumë interesant:

“E di që ajo është e bukur, por nëse nuk ma len unë kceva posht”.

Ky përshkrim ka shkaktuar shumë të qeshura mes fansave në rrjete sociale që kanë pëlqyer kreativitetin e Ledrit për t’i inkorporuar dy krijimet muzikore në një fjali.