12,870 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale.
“Aeroporti “Nënë Tereza” – Sapo kanë mbërritur edhe 12,870 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 mijë sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri”– shkruan Rama.
Javët e fundit në vendin tonë është ulur ndjeshëm numri i viktimave dhe rasteve me COVID-19.





