12 policë janë qëlluar nga dy snajpera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 5 prej të cilëve kanë humbur jetën, kurse të tjerët janë të plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.
Sulmi i rëndë u shënua gjatë protestave në Dallas, që nisën pas vrasjes së dy personave me ngjyrë nga policia amerikane gjatë këtyre dy ditëve të fundit.
Kanë qenë dy persona, të pozicionuar në dy kënde të ndryshme, që hapën zjarr ndaj oficerëve të policisë. Ata tentuan të largoheshin me një automjet “Mercedes” të zi, por tashmë janë arrestuar nga policia dhe ndodhen në paraburgim.
Një i dyshuar është arrestuar pas ngjarjes, ndërsa autori tjetër i dyshuar u vetëdorëzua.





