Shtatë persona janë arrestuar dhe 1 kg e 257.8 gramë kokainë janë sekuestruar në kuadër të operacionit policor “Seven”, të zhvilluar nga efektivët e Tiranës.
Të arrestuarit janë:
1. Mikel Mitri, 45 vjeç, banues në Tiranë,
2. Enea Mitri , 23 vjeç, banues në Tiranë,
3. Donjet Zaloshnja, 33 vjeç, banues në Tiranë,
4. Selim Rama, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për disa vepra penale,
5. Aurel Kafeja, 26 vjeç, banues në Tiranë,
6. Indrit Barçi, 26 vjeç, banues në Tiranë,
7. Llazar Buhani, 53 vjeç, banues në Berat.
Finalizimi i këtij operacioni u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, pasi për këta shtetas, posedoheshin informacione se ushtronin këtë aktivitet të kundërligjshëm. Nga specialistet kundër narkotikëve është bërë e mundur kapja në flagrancë me një sasi lënde narkotike të dyshuar si kokainë dhe kanabis sativa.
Në sajë të këtij operacioni u sekuestruan:
- 1 kilogramë e 257.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë,
- 41.4 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa,
- 12.800 euro,
- 15 telefona celularë,
- 3 automjete.
- 2 peshore elektronike.





