Mediat ndërkombëtare kanë vlerësuar paraqitjen e Antuan Grizman, i cili kaloi Francën në finale të Euro 2016. Disa e shohin atë që tani duke ngritur lart “Këpucën e Artë”, ndërsa të tjerë e kanë kthyer në kandidat për “Topin e Artë”.

L’Equipe – Si Kampionë

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Ftitujt-e-mediave-boterore-pas-triumfit-te-frances-ndaj-gjermanise%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=60068a2cf8France Football – Blutë e ëndërronin, Grizman e bëri realitet

Le Figaro – Një dygolësh i Grizman çon blutë në finale

Bild – Adieu, ti ëndërr e bukur e titullit

Kicker – Dygolëshi i Griezman dërgon ekipin gjerman në shtëpi

Daily Mail – Rrufeja Griz: Franca kalon Gjermaninë pasi “Këpuca e Artë” shënon nga një gol në secilën pjesë për të organizuar një takim në Paris me Portugalinë

The Guardian – Dygolëshi i Grizman dërgon organizatorët në finalen e Euro 2016

Marca – Princi është bërë që tani mbret, një dygolësh i spektakolarit Grizman çon Francën në finale

AS – Grizman, një tjetër gjeni në finale

La Gazzetta Dello Sport – Franca në delir, është në finale! Gjermania kthehet në shtëpi

Sportmediaset – Grizman, spektakël prej “Topi të Artë”. Franca në finale me Portugalinë, Kampionët e Botës kthehen në shtëpi