Vajza e aktores Rita Lati, Roza, iu nënshtrua një operacioni në hundë. Roza ka postuar një video me doktorin para ndërhyrjes në hundë, duke thënë se është gati për operim. Por, pasi përfundon operacionin, ajo shikon komente negative në postimin e saj dhe nuk ia përton një vajze, e cila i thotë se hundën po e ribën dhe nuk e ka thyer në pishinë.
"Hunden e bere per here te dyte sepse heren e pare nuk ta kane bere mire,mos thuaj e thyer ne pishine e gjera te tjera,sic po tregon sinqeritet qe po e ben eshte me e mira ta vesh ne dukje qe po e riben",– ishte komenti i vajzës.
Ndërkohë Roza ka shpërthyer në revoltë pas këtij komenti dhe u thotë të gjithëve që të operojnë gjuhën, pasi e kanë shumë të gjatë.
"Sa me superlativa flisni për jetën time, më kënaqet fare. Turinjtë i theva në pishina kur kam qënë 20 vjeçe në Golem dhe kam shkuar direkte në spital tek doktori, sepse askush nuk mund të rri ashtu! Sot bëra ndërhyrjen estetike dhe kam rënë dakort me Kliniken …. për ta pranuar publikisht. Ju llaxoret shkoni operoni gjuhën, se e keni shumë të gjatë", shkruan Roza.





