Një sulm masiv kibernetik i ka ndodhur Facebook-ut, ku përdoruesit e prekur kanë marrë një mesazh sipas të cilit një prej “miqve” të tyre i ka përmendur në një postim. Ky virus i shpërndarë me shpejtësi dyshohet se ka prekur 1 person në 20 sekonda.

Në momentin që përdoruesi hap këtë mesazh, hakerat janë në gjendje të vjedhin llogarinë e Facebook-ut. Gjithashtu, ky sulm u jep mundësinë hackers-ave që të ndryshojnë opsionet e privatësisë, të marrin të dhëna si dhe ta përhapin virusin tek miqtë e personit të prekur.

Një ekspert mbi sigurinë në Kasperksy Lab u shpreh për këtë temë: Nga data 24 deri më 27 Qershor, me mijëra përdorues kanë marrë një mesazh nga një prej miqve të tyre në Facebook, ku shkruhej se e kishin përmendur në një koment. Mesazhi në fakt ishte dërguar nga hacker –at, të cilët me anë të tij, “çliruan” një sulm me dy faza. Faza e parë ishte që instaluan në kompjuterin e përdoruesit një Trojan, ndër të tjera edhe një extension keqbërës në Chrome. Kjo bëri të mundur dhe fillimin e fazës së dytë. Marrjen në dorë të llogarisë së Facebook, duke u futur sërish në rrjetin social, nëpërmjet browser –it të infektuar”, shpjegon eksperti.

Ky i fundit shpjegon se përllogariten rreth 10 mijë llogari të infektuara nga ky virus, ndërsa pjesa më e madhe e sulmeve ka ndodhur në Brazil.