Një spital në jug të Francës është evakuuar pas dy shpërthimeve dhe një zjarri të madh të pashpjeguar, i cili ka dëmtuar ndërtesën.

Tymi i madh i zi është parë duke ardhur nga spitali në qytetin Annonay.

Zyrtarët thanë se ndërtesa u përfshi nga flakët pas dy shpërthimeve, të dy cilindrave të mëdhenj të gazit.

Ekipet e emergjencës ndodhën në vendngjarje.

Anëtarët e këshillit kanë kërkuar që banorët të qëndrojnë në një zonë të sigurt të zonës, ndërsa zjarrëfikësit mundohen të shuajnë zjarrrin.

Një zëdhënës i prefekturës Ardeche ka thënë për “AFP” se nuk ka viktima të raportuara deri më tani.

Rreth orës 4 pasdite, autoritetet thanë se pacientët e spitalit janë zhvendosur drejt një vendi të sigurt dhese deri tani nuk ka asnjë rrezik.