Reperi i famshëm amerikan Chris Brown ka konfirmuar në faqen e tij zyrtare në Instagram se do të jetë në Shqipëri më 8 korrik.
Ish i-dashuri i Rihanna, sipas publikimit zyrtar do të jetë më 8 korrik në Durrës, por deri tani asnjë promo dhe askush nuk ka marrë “përsipër” koncertin e tij.
Ai do të performojë në një klub nate, Cinca Cavalli në Durrës, dhe një tavolinë do të jetë jo më pak se 3000 euro.
Çmimet më të lira të publikuara për tavolinat janë as më shumë e as më pak sa një rrogë minimale mujore.





