Ish i dënuari më i bukur në botë, Jeremy Meeks, i cili bëri mjaft femra të ëndërrojnë për të, ka postuar një fotografi kohët e fundit në Instagram. Djaloshi seksi, i cili u arrestua për armëmbajtje pa leje në vitin 2014, postoi fotografinë me hashtagun ‘#minime’.
Në fakt ky bukurosh që mund të shikoni në fotografitë e mëposhtme, është djali i Jeremy. Ka një palë sy shumë të bukur dhe shprehës, sikurse i ati. Kot nuk i thonë: "Bëmë baba të të ngjaj"!





