Deputetja e PDIU, Mesila Doda, ka përshëndetur idenë e bërë publike sot nga deputeti Ben Blushi, për zgjedhjen e Presidentit nga populli. Deputetja bën të ditur se ky amendament është depozituar nga grupi parlamentar i PDIU, që në dhjetor të vitit 2015.

“Falenderojmë kolegët që mbështesin opsionin tonë për zgjedhjen e Presidentit nga populli. Po shoh një lajm që deputetet Blushi dhe Hafizi kanë deklaruar se do kerkojnë nga komisioni i Reformës, zgjedhjen e Presidentit nga populli.
Për dijeni të medias dhe të gjithë atyre që deklarojnë se kjo heq monopolin, ju bëj me dije se ky amendament është depozituar nga grupi parlamentar i PDIU qysh në dhjetor 2015 pranë komisionit te Reformës dhe ne sot nuk na mbetet tjetër vetëm të falenderojmë gjithe koleget që i bashkëngjiten ketij opsioni dhe mendojnë që vizioni ynë për ndryshimet kushtetuese është zgjidhja më e mirë”.