Një shprehej thotë ‘Gjella me kripë dhe kripa me karar’. Kjo gjë duhet thënë edhe për Ermal Mamaqin, i cili duket se e ka tepruar me komentet ditët e fundit. Duke marrë spunot nga rasti i dhunës kundrejt fëmijës 3-vjeçar në kopsht, Ermali ka menduar të bëjë një postim rreth kësaj teme.
Por, shakaja e tij këtë herë nuk është mirëpritur aspak nga fansat e tij.
Ai ka postuar një foto ku shkruhet "Duhet me i ra n'sy një femre, që ta bësh për vete" e cila ka bërë të fansat e tij të thonë se kjo është një shaka pa kripë dhe se të tilla raste nuk duhen përdorur për të bërë humor.
Komentet e fansave kaun qenë nga më të ndryshme duke sugjeruar Mamaqin se ai duhet të gjente një mënyrë tjetër për të dhënë një mesazh kundër dhunës.





