Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje, ku po shqyrton materialet zgjedhore për qarkun e Beratit.

Në këtë qark, KAS bëri me dije se do të hapen 24 kuti, ndërsa si provë ka marrë informacione nga pajisja “PEI”.

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi rinumërim me argumentin se janë konstatuar shkelje, duke pretenduar se ka më shumë fletë votimi se sa votues dhe se në disa prej tyre mungon edhe regjistri.

Në zgjedhjet e 25 prillit, në qarkun e Beratit fituese rezultoi Partia Socialiste me 5 mandate, Partia Demokratike 2 mandate, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim, rezultoi pa asnjë mandat në këtë qark.