(Në foto, pengmarrësi egjiptian)

“DurrësLajm” ka zbardhur disa prej bisedave që 30-vjeçari egjiptian bën me pronarin e anijes “Çelepia 2” me një shqipe “gjysmake”, Adel Sallam. Kërkon 70 mijë Euro, më pas kërkon 100 mijë Euro, ndërsa kërkesa e pronarit të anijes është të dërgojë fotot e të dy marinarëve që janë gjallë. 

30-vjeçari egjiptian më pas thotë se e ka shitur anijen, ndërsa pronari i kërkon me ngulm një foto nga kapiteni. 

Pronari Çelepia i thotë që paratë janë gati, vetëm të lirojë dy pengjet, por 30-vjeçari egjiptian thotë se anijen do ta shesë në darkë. 

(Biseda e zhvilluar në Whatsapp)