Deputeti më i ri në parlamentin e Shqipërisë Edmond Leka, ka bërë betimin sot gjatë seancës parlamentare.
Edmond Leka zëvendëson në këtë post deputetin socialist Koço Kokëdhima, të cilit Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit duke e vlerësuar si të papajtueshëm me ligjin themeltar të shtetit, pas akuzave të Partisë Demokratike se ka përfituar fonde publike gjatë ushtrimit të mandatit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi më 10 qershor dhënien e mandatit Edmond Lekës, që ishte kandidati i radhës në listën shumëemërore të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës.





