Largohet nga banesa një vajzë 15-vjeçare në Durrës.
Denoncimi në polici është bërë nga e ëma 39-vjeçare e vajzës, sipas së cilës, e mitura me inicialet E.S. është larguar nga shtëpia rreth orës 12:00 të 21 qershorit.
Ndërkohë që kanë kaluar dy ditë, nuk dihet asgjë mbi vendndodhjen e vajzës si dhe rrethanat e largimit.
Specialistët për Krimet kanë nisur punën për gjetjen e saj.





