Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu presidentin e klubit të “Kastriotit”, Alban Vogli, i cili dhunoi barbarisht gazetarin sportiv Eduard Ilnica.
Nga masa e sigurisë “arrest me burg” e vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë, Apeli i vendosi sot Voglit masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Alban Vogli u arrestua më 10 maj, pasi dhunoi duke i shkaktuar plagë të rënda gazetarit sportiv Eduard Ilnica mbrëmjen e 9 majit pranë “Zogut të Zi” në Tiranë.
Sulmi barbar ndodhi për shkak të një artikulli që kishte publikuar gazetari.
(Gazetari Ilnica i shtruar në spital pas sulmit)






