Në kuadër të stërvitjes “Defender 2021” zhytësit e ushtrisë amerikane dhe të marinës shqiptare kanë kryer stërvitje të përbashkët në bazën detare të Pashalimanit në Vlorë.

Në këto foto të publikuara nga NATO, duken polumbarët shqiptarë dhe amerikanë duke kryer operacione të përbashkëta në kuadër të stërvitjes më të madhe ushtarake në Ballkan, “Defender-Europe 21”.

Ushtria amerikane dhe forcat e tjera të NATO zbarkuan në Shqipëri nga porti i Durrësit më datë 26 prill dhe do të zhvillohet deri më 20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë.