Prokuroria e Tiranës i kërkon gjykatës të caktojë arrest me burg për Majrus Demën i cili vrau shokun e tij 27-vjeçar, mbrëmjen e të martës, me akuzën e vrasjes me dashje dhe armbajties pa leje. Arma e sekuestruar është dërguar në laboratorin e policisë për t`u ekzaminuar nëse është përdorur apo jo në krime të tjera.
Ndërkohe për 4 shokët e tij prokuroria po kryen ende hetime, për të zbuluar veprimet e tyre në fshehjen e krimit dhe manipulimim e vendngjarjes.
Dosja nuk ka shkuar ende në gjykatë dhe prokurori i çështjes është duke kryer veprimet që brenda ditës së sotme ta çojë atë në gjykatë, ku nesër pritet të mbahet edhe seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre.





