Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar pas incidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm në Sheshin “Skënderbej” gjatë faljes së Fitër Bajramit.
KMSH e cilëson këtë incident sporadik dhe që nuk ka të bëjë me besimin.
“Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë mesazheve të kësaj feste. Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë”, është shprehur një prej përfaqësuesve të KMSH.
Kujtojmë që një person u fut mes besimtarëve në shesh, nën thirrjet “S’ka Zot” dhe tentoi të vetëdigjet me benzinë.





