Ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga ngjarje të njëpasnjëshme kriminale, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e disa personave.

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vrasjeve mafioze që kanë tronditur opinionin publik nëpërmjet një statusi në “Facebook” cili shprehet i shqetësuar për situatën aktuale ku ndodhet vendi përsa i përket rendit dhe qetësisë.

Kreu i Shtetit bën thirrje për marrjen e masave të menjëhershme nga të gjitha institucionet për parandalimin e ngjarjeve kriminale, ndërsa shton se duhen ndaluar sa më parë autorët.

“Revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike.

Autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet kriminale të konsumuara në zemër të qyteteve tona, që po tronditin rëndë opinionin, duhen të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor”.

Revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha…

Posted by Ilir Meta on Wednesday, May 12, 2021