Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, infermierët e Durrësit kërkojnë kushte më të mira pune, rritje page, frenim të largimit të kolegëve të tyre drejt BE, dhe ndalim të dhunës ndaj stafit mjekësor.
Kështu deklaroi presidenti i Urdhërit të Infermierëce Durrës, Lutfi Lami gjatë një ceremonie vlerësuese për infermierët e qarkut, të cilët u përballën me tërmetin e vitit 2019 si dhe pandeminë e Covid-19 prej marsit të 2020-ës e në vijim.
Lami tha se kjo kategori e stafit mjekësor në vendin tonë meritojnë më shumë kujdes dhe vëmendje ndërsa përmendi rastin e një infermieri në Durrës, që për 30 vite ka shërbyer në një qendër shëndetësore në Maminas dhe fatkeqësisht humbi jetën si pasojë e Covid-19.
Kujtim Saliu u vlerësua me certifikatë nga drejtoresha e spitalit Rajonal Durrës, Nadire Jani si infermieri më i mirë. Ndërsa ekipi i infermierëve të spitalit Infektiv u vlerësuan me certifikatë mirënjohjeje për punën e kryer me profesionalizëm në trajtimin e të sëmurëve me Covid-19.





