Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, i kërkon Këshillit të Lartë të Gjyqësorit shkarkimin nga detyra të tre gjyqtarëve në Durrës Klinton Spahiu, Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitri, të dënuar nga ish Krimet e Rënda për korrupsion pasiv të cilët njihen edhe si gjyqtarët që u paguan nga një biznesmen për të parë “El Clasicon.
Gjithashtu, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani i ka kërkuar KLGJ-së me kërkesë edhe shkakrimin e gjyqtares së Aplit Tiranë, Evgjeni Sinoymeri, e cila pak ditë me parë u shkarkua nga shkalla e parë e vetingut.
Më herët me kërkesë të ILD-së u shkarkuan gjyqtari i Korces Markijan Kuqo, gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha dhe Prokurori i Krujës Bujar Memia.





