Silvana Çeka, bashkëshortja e 41-vjeçarit Everest Çeka që u ekzekutua mbërmjen e djeshme në Elbasan ka dhënë dëshminë e saj përpara hetuesve.
Çeka shprehet para autoriteteve se fillimisht kanë menduar se janë përfshirë në aksident e më vonë kuptoi se gjithçka ishte rreng nga ana e vrasësve.
“Menduam se u përfshimë në aksident. Pasi na goditi një makinë nga pas, ndaluam. Menjëherë bashkëshortin e qëlluan me breshëri. Vrasësi erdhi dhe qëlloi ngjitur xhamin e hapur nga ana e shoferit. E bënë shoshë nga plumbat nga qafa dhe në gjoks. Një plumb më goditi në krah. Dola menjëherë dhe thirra për ndihmë. E kuptova që goditja nga pas e makinës ishte rrengu i mirëmenduar i vrasësve që na kishin zënë pritë”, ka deklaruar ajo.





