Vaksinimi masiv në vendin tonë ka kaluar 612 mijë për qytetarët më të rrezikuar.

Kështu shkruan në Facebook ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa zbulon se rreth 20 mijë vaksinime janë kryer për uniformat blu.

“Rreth 20 mijë vaksinime janë kryer për uniformat blu në të gjithë vendin, teksa vaksinimi masiv ka kaluar 612 mijë vaksinime për qytetarët më të rrezikuar.

Jemi të vendosur të vijojmë me ritme të shpejta, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit

#ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan ministrja.

Rreth 20 mijë vaksinime janë kryer për uniformat blu në të gjithë vendin, teksa vaksinimi masiv ka kaluar 612 mijë…

Posted by Ogerta Manastirliu on Tuesday, May 11, 2021