Gjatë akitivitetit të mbajtur në Tiranë në kuadër të 108 vjetorit të Ditës së Drejtësië, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se se nuk ka vend për persona të korruptuar në radhët e gjyqtarëve, dhe se të gjithë njerëzit e drejtësisë duhet të marrin vendime të pandikuara nga interesa personale dhe politike.

Gjithashtu bëri thirrje që institucionet e drejtësisë tashmë të thonë fjalën e tyre dhe të bëjnë punën që duhet, që presin qytetarët shqiptarë.

“Reforma ka bërë shumë përpara, ka ende shumë për të bërë që të përmbushen pritjet e publikut dhe që Shqipëria të mbetet e vendosur në shtegun e integrimit në BE.

Ka qenë një rrugë e vështirë e gjatë rrugës kemi pasur biseda të vështira, por shpresoj që sa herë kemi zhvilluar biseda të vështira ta dini që këto kanë ardhur nga një mik.

Ju keni paguar një cmim të lartë dhe dua t’ju falenderoj.

Tani është koha të tregojmë se dhimbja e reformës në drejtësi po jep rezulta, që ju e institucionet tuaja jeni të përkushtuar jo ndaj interesave partiake e individuale, që s’ka vend për aktorë të korruptuar në sistemin e drejtësisë e që drejtësia shqiptare mund të japë drejtësi të paanshme e të drejtë për popullin shqiptar“, tha ambasadorja amerikane.

“Ne duam që ju të keni sukses, Shqipëria ka nevojë që ju të keni sukses, ne e dimë që ju mund të keni sukses, unë besoj që ju mund të keni sukses.

Ndërsa ju dhe institucionet tuaja përmbushni misionin, shpresoj ta dini që SHBA do vazhdojnë t’ju mbështesin përgjatë cdo hapi, do jemi me ju krah për krah deri sa drejtësia në Shqipëri të mund të bëhet një realitet”