18 janar 2015 – Me përdorimin masiv të internetit dhe rrjeteve sociale, ditët e sotme është shumë e thjeshtë të harrosh fotografi apo infomacione të tjera të “ndjeshme”, që një ditë mund t’ju prishin punë.
Ja disa shembuj reale të personave të cilët vuajtën pasojat e fotografive të së shkruarës të postuara në internet. Clare Deloughrey me profesion zjarrëfikëse, humbi vendin e punës pas disa fotografive ku ajo shfaqej toples në dush. Në këto imazhe ajo shfaqet duke hequr uniformën e punës e më pas duke bërë dush.
Kompania e hoqi nga puna, jo sepse ajo kishte pozuar nudo, por për faktin se logoja e tyre ishte përdorur gjatë këtyre shkrepjeve. Olivia Sprauer, një mësuese nga Florida u pushua nga puna, pasi u zbulua se paralelisht me punën si mësuese, ajo punonte edhe si modele për veshje të brendshme. Karina Sarkissova e cila ishte ‘prima’ balerina e Operas së Vienës u pushua nga puna, pasi u zbulua se kishte pozuar nudo për një revistë meshkujsh.
Matthew Maleski punonte si mësues në një shkollë publike në New York, por fotot e tij gjysmë nudo në rrjetin social Facebook i kushtuan vendin e punës. Ndër të tjera atij iu gjet edhe një video në YouTube teksa festonte në një klub krah dy meshkujve të tjerë balerinë edhe ata gjymë të zhveshur. Penny Dane nga Florida u detyrua të jepte dorëheqjen pasi u kap duke dërguar fotografi seksi të vetes teksa mbante veshur uniformën, websiteve pornografike. Tiffany Webb, një ish- modele e veshjeve të brendshme humbi vendin e punës si këshilltare në një shkollë të mesme më Manhattan, pasi fotografi të së shkuarës ranë në dorën e studentëve.





