17 janar 2015 –  Ish – guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka marrë një dhuratë tejet speciale nga fëmijët e tij në 60 – vjetorin e lindjes. Bëhet fjalë për një tatuazh mjaft simbolik të gdhendur në duart e fëmijëve. Erik dhe Fiona Fullani kanë surprizuar babain në 60- vjetorin e lindjes. 

Foton me tatuazhin e njëjtë e kanë postuar në Instagram. "Unë dhe Fiona Fullani, dhuratë zemrës tonë Ardian Fullani për 60 – vjetor. Gëzuar BUÇO", përfundon mesazhi i Erikut bashkangjitur fotos.