16 janar 2015 – Sajmir Preçi, 28 vjeç dhe Aldo Perkola, 25 vjeç pasi këkruan gjykim të shkurtuar për vjedhjen e kryer në një vilë në Pesaro 27 dhjetor 2014, u dënuan me 3 vjet e 4 muaj burg si edhe me 400 euro gjobë.
Pas mbarimit të gjyqit, ata u dërguan në Burgun Vila Fastixhi (Villa Fastiggi) të qytetit të Pesaros. Dy shqiptarët vodhën në vilën në fjalë 150 euro, dy orë dore, arturina të ndryshme me vlerë të përafërt prej 4 000 eurosh.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





