16 janar 2015 –  Bari, Varese, Latina dhe tanimë edhe Leeds United. Emri i Edgar Çanit është gjithnjë në qendër të merkatos italiane dhe jo vetëm. Së fundmi, duke iu referuar medias angleze "yorkshireeveningpost.co.uk", sulmuesi i Kombëtares shqiptare është kërkuar nga Leeds, president i së cilës është ish presidenti i Cagliarit në Serie A, Massimo Cellino. 

Ai ka udhëzuar zyrtarët e klubit anglez që të marrin të gjitha informacionet e nevojshme mbi mundësinë e afrimit të Çanit te kjo skuadër. Sipas mediave, drejtori sportiv i kësaj skuadre, Nicola Salerno, është duke punuar intensivisht që ta transferojë sulmuesin shqiptar në Championship.